Sunday, May 30, 2010

Homosexuals are gay,albanians are human?!


Homoseksualiteti,pederastlleku,gaylleku,cburrerimi apo kushedi sa fjale dhe terma te tjera te futura rishtazi ne fjalorin urban(qe ruralet prandaj kane filluar ta 'sh'perdorin)befas u be teme diskutimi qe nuk njihte ambjente formale apo informale.Ne shkolle,kafene,rruge,familje,ne rrjete sociale e kudo ku qytetari dhe fshatari shqiptar(qe ne kete rast nuk dallojne shume),eshte kjo teme qe nxeh gjakrat,nxjerr njerezit nga qetesia prej kermilli te kryqezuar me gomar qe i karakterizon qe nga koha e Mbreterve Bardhyl dhe Glaukia(te pakten keshtu i pelqen Neoilireve jo-sllave).

Thashe befas me lart,sepse shqiptaret qe me pare kishin frike te flisnin per seksualitetin e tyre,se seksi per ta vret dhe ndonjehere nudizmi dhe shfaqje te ketij tipi ne TV,plazhe,piktura etj. ishte kulmi i degradimit te nje shoqerie qe vetem shqiptare nuk ishte,kjo ide ishte betonuar ne trute e tyre anadollake,pa ideologji dhe gati pa fe.

Ne vazhdim te tradites se kultivuar ne 50 vite jete tragji-komike komuniste(spiunimi dhe pergjimi deri ne castet me intime),se kush eshte i suksesshem nuk eshte shembull per tu ndjekur,por tabele qitjeje per shigjetat e smires,pertacise dhe inatit qe jane ata qe jane ketu marrin nje forme qe nuk honepset,qe ta shpif nga fillimi ne fund.Per ta bere kete problem(per ta eshte problem dhe i rende shume madje qe ne nje rast tjeter do pengonte anetaresimin ne Bashkimin Europian te vendit) sa me te afert me veten e tyre,ngrene lart flamujt kuqezi duke thene se shqiptari nuk lejon qe ai flamur te ndotet dhe se shqiptari nuk eshte gay.Ata kurre nuk do e toleronin sepse nje homoseksual shqiptar prek edhe nderin e tyre,midis te tjerave.Po amerikanet,anglezet,francezet qe kane me shume persona te tille nen kombesine e tyre jane kombe te pandershme dhe ne nuk lejojme asgje te na preki harmonine perfekte te faktoreve ekonomik,social dhe kulturor qe na qenkan kombinuar kaq persoshmerisht ne atdheun tone jo homoseksual,por as heteroseksual(me mire keshtu,te rrime urte!).

Absurdi arrin ne nje stad aq te larte sa ka nga ata qe nje lidhje mes dy vajzash e shohin si argetuese dhe pse jo normale,por nje lidhje midis dy burrave nuk do e toleronin dot,sepse ka shkelur jo vetem nderin shekullor te shqiptarit,por edhe te burrit.

Nuk arrij dot ta kuptoj nje homoseksual,nuk kam pasur kurre mundesine te kem marredhenie shoqerore ose pune me nje njeri te tille(te pakten kete bindje kam)ndonjehere me duket i neveritshem orientimi i tyre,por pyes veten:si do ndihesha une po te sugjestionohesha,ofendohesha,menjanohesha apo rrihesha per dicka qe eshte ne natyren time?Une kam vendosur ta pranoj dike eshte i ndryshem nga une.Nuk me duhet se cben ai ne shtrat,une pranoj njeriun!

Mendjet shqiptare vazhdojne te ushqehen nga corba e kusise ku perzihet psikopatisht seksualiteti,homoseksualiteti,heteroseksualiteti,nacionalizmi,antropologjia e shqiptareve trima,historia e paster por e shtremberuar,politika,arti dhe mbi te gjitha hiri i vullkanit homofob prej ballkanasi primitiv dhe i pandreqshem.

Nuk e di cdo beja po te isha vete gay,as po te kisha te dashuren apo vellain tim me te tilla orientime.Ndoshta shkenca,feja apo kushedi se kush do i vere pse-ve keqdashese ne shumicen e rasteve ne korrenspondence nje sepse logjike,te pakundershtueshme dhe te perhershme.Jam i sigurt per kete.Por per nje gje tjeter jam me shume se i sigurt.Ne pjesen time anadollake ku kokefortesia e mbyt arsyen,jam me se i bindur se shqiptaret edhe per shume kohe nuk do e vjellin corben qe te gerryen,vret dhe perdhunon shpirterisht ata qe jane te ndryshem nga ne te pakten ne shtrat.

Dua ta mbyll me nje citim te nje mikes time:"Sa gjynah Shqiperia jone homofobike ,maskiliste, e paqytetuar,e pashkolluar." Por shqiptari eshte fisnik dhe une besoj verberisht te ai!

Monday, May 24, 2010

Berisha ,kryeministri qe fiton duke humbur!



Muaj me pare,ne fillimet e kontestimeve opozitariste(Ramiste me pelqen ta etiketoj) per procesin zgjedhor,nje ceshtje e ndjeshme dhe shume e nxehte paralelisht me te paren mbizoteroi ambjentin (jo)politik shqiptar.Qeveria shqiptare po i shiste detin grekeve!Pervec opinionit publik qe reagoi i pari per transparencen e kesaj marreveshje ne dukje konspirative,flamuri inacionalizmit dhe patriotizmit te vertete u ngrit nga socialistet dhe nje grusht djathtistesh te larguar nga oborri i Partise Demokratike.Madje disa prej tyre ishin edhe avokatet e ceshtjes ne Gjykaten e Larte,e cila sic pritej e hodhi poshte marreveshjen duke sqaruar me vone edhe nenet kushtetuese qe ishin shkelur.

Por pjesa interesante eshte se opozita,i kujton qytetareve te thjeshte se koha e tradhtive dhe shitjeve te trojeve shqiptare po kthehej dhe se fantazma e Mbretit tradhtar,bukeshkale e frikacak po rikthehej nen nje emer te frikshem per opoziten Ramiste.Berisha eshte bere si Zogu!Gazetaret dhe analistet e rendomte nxituan ta quanin kete vendim te Gjykates Kushtetuese si nje humbje spektakolare te Berishes.Kishte edhe nga ata qe mendonin se kjo do i paraprinte hapjes se kutive dhe me pas zgjedhjeve te parakohshme.Por Berisha ne fakt vazhdonte rrugen e tij,me nje fitore ne xhep qe i jepte atij nja garanci per vazhdimesine e qeverisjes.

Reagimi i instancave me te larta greke,madje dhe gazetat e perditshme sulmonin kreun e opozites shqiptare si anti ligj dhe madje deri edhe rrezik per Greqine dhe marredheniet e mira shqiptaro-greke(duhet thene se pervec ndonje incidenti sporadik,marredheniet institucionale jane permiresuar ndjeshem),bene qe te kemi realisht nje ftohje te marredhenieve te PASOK-ut grek me simotren e saj shqiptare PSSH.Vizita e 26 qershorit 2009 e Jorgos Papandreut ne Tirane,ku i uronte Rames fitoren e zgjedhjeve ndaj Berishes,kalimi i parties se minoritetit grek nga ana e socialisteve i bindi te gjithe se PASOK do e ndihmoje Partine socialiste ne luften e saj per transparence zgjedhore.Por,PASOK mjaftua me nje deklarate te thate,qe Papandreu e bente nga pozicioni i kryetarit te Internacionales Socialiste.Tanime,Rama ndihet vetem,pa aleatin e tradicional,me influent e me te pelqyerin nga socialistet shqiptare.Berisha perseri eshte fitues!

Menjehere pas lajmit se marreveshja u bllokua ne gjykaten kushtetuese,kryeministri i dha nje pergjigje te prere dhe domethenese,duke nenkuptuar se kjo ne fakt nuk ishte nje humbje aq e turpshme,perkundrazi:”Ne pranojme cdo vendim te gjykates kushtetuese dhe do e pranojme ate sikunder do pranojme cdo vendim tjeter,si psh vendimi per moshapjen e kutive te Beratit,Fierit etj”.

Berisha cdo humbje qe ka marre deri me sot eshte munduar ta perktheje ne favor te tij dhe ta perdore sipas interesave momentale.Problemi kryesor i protestes se opozites ishte mungesa e mbeshtetjes nga jashte,qe erdhi mbas me shume se 10 muajsh.Rama e di shume mire se skenari i vetem qe mund ta rrezonte Berishen nga pushteti ishin protestat te ngjashme me ato te vitit '97,por jo identike.Por atehere,faktori nderkombetar ishte kunder Berishes dhe pro turmave socialiste dhe kauzave te tyre.Sot jo,Berisha me apo pa dashje e izoloi Ramen,qe pervec bllokimit te jetes politike normale,nuk ben dot asgje me shume i vetem.