Sunday, February 13, 2011

Xhungla e betonit me emrin Tiranë!


Duke u nisur nga një shkrim në Gazetën Laboremus të fillim-vitit 2002, i cili mban emrin e Endri Shabanit, tashmë drejtues i Transparency International Albania, me dhimbje konstatova se edhe mbas 9 vjetësh problematika që trajtohej ishte po e njëjta. Pasiviteti i të rinjve shqiptarë dhe pamundësia e të gjithë qytetarëve për të gjetur mjedise të përshtatshme, jo vetëm për shplodhje, vazhdojnë të jenë edhe sot një problem që haset shpesh.

Hapësirat publike në Tiranën e trumpetuar si një metropol europian janë zvogëluar, dhe po shkojnë drejt zhdukjes. Këto hapësira që duhet të kishin mbushur sheshet e një kryeqyteti policentrik, gjenden në formën e lulishteve apo më mirë të themi betonishteve aspak funksionale. Në vend të fushave të sportit, palestrave, pishinave, qendrave rinore multifunksionale, kinemave etj., sot gjejmë stola, bar, pemë, dhe rreth tyre mjedise të ndotura nga plehrat, ku koshat e mbeturinave janë një utopi (Tirana e 1 milion banorëve kerkon shumë herë më shumë se cka sot). Që një qytet të ketë këtë lloj organizimi apo planifikimi, ku supozohet se ambjentet e sipërmendura si domosdoshmëri duhet të jenë në periferi, do t’i duhet një super-platformë reformuese që vështirë se implementohet në qytetin tonë. Ndoshta,dikush mund të thotë me të drejtë se në gjendjen që janë hapësirat publike në Tiranë janë më mirë sesa të pushtuara nga kioskat dhe garazhdet, apo edhe se “pasioni” tipik i tranzicionit shqiptar,ai i pallateve! Një studim i fundit i Bashkimit Europian e rendiste Tiranën krahas Bukureshtit dhe Varshavës si kryeqytetet me nivelin më alarmant të përdorimit pa kriter te hapësirave publike me një raport 180 metër katrorë beton për 2.7 metër katrorë gjelbërim. Në qoftë se fizionomia e të menaxhuarit të këtij qyteti nuk ndryshon shpejt, atëhere legjendat e komandimit të kanaleve të TV-ve të fqinjit nga kolltuku i shtëpisë tënde apo zjarrëfikëseve që ngecin në kanionet e betonit do vazhdojnë të shtohen!

Ka shumë njerëz në Europën Perëndimore që mendojnë se sporti dhe qetësia shpirtërore ulin sëmundjet, kostot në shëndetësi dhe këto investohen përsëri nëpër ambjente që i mundësojnë ato. Ndoshta edhe për disa vite në vendin tonë nuk do të na jepet shansi të kemi këtë mentalitet të të bërit politikë. Tirana dhe tiranasit kanë për detyrë të shpëtojnë një brez të ngujuar nëpër kafene dhe karrige kompjuteri, që po rrezikojnë të kthehen në “mumje” brenda një “varreze” gjigande betoni!


KV

Monday, January 31, 2011

Celebrating the Golden Years of Albanian Music!(1998-2007)


Shume kenge qe sot na duken per te qeshur(disa do qajne nga emocioni kur te kujtojne kohet e San Paolos,Vullkanit,etc.) ne dikur i kemi degjuar per ore te tera ne magnetofone,CD player,apo edhe BBF e Top Albania Radio!Disa flisnin per drogen por ne i kercenim ne disko,disa te tjera flisnin per vrasje dhe "heqje qafe" por ne i kendonim ne festen e Vitit te Ri perpara mesuesve tane!Te gjtha keto jane nje kolane e gjate e cila vende-vende permban dhe vlera,por ne me te shumten e rasteve jane vlera artificiale momentale qe mund edhe te ta cojne adrenalinen ne nivele te larta,por edhe mund te te shtyjne te mendosh se ndoshta orgazmat mund te arrihen edhe me lehte keshtu(e.g. Gjyste Vulaj).Te mendosh se Sabiani kendon kenge popullore,se Ciljeta i ka bere marketing me te mire Tequiles se sa Cypress Hill, se ne SHBA,Bleona Qerreti ishte po aq e famshme sa Britney Spears,se West Side Family jane Back Street Boys-at e rinj e shume te tjera mund te themi se "ktij poplli i kan bo mir" keto "diva" te skenes tone.Me poshte,me ndihmen e nje njeriu me vlera arkitektonike te rralla (Mjeshter Herald Kocollari),kam listuar disa nga hitet dhe pseudohitet(EPIKET/Katunar collection) me te njohura te asaj kohe (1998 - 2007 Koha e (Ri)lindjes Kulturore dhe Multimediale te Shqiptareve).Degjojini dhe vrisni veten kur te keni kohe!

1.Tingulli 3 -Llokumi me arra http://www.youtube.com/watch?v=E752GjbejmI
2.Ritmi i Rruges - Ushtari i rruges http://www.youtube.com/watch?v=04dmTD_6Iac
4.Rudi & XXL & Mr.Elvis & Ingrid - Mos u llastoni http://www.youtube.com/watch?v=5vQWT4jmVS4
6.Mr.Elvis - Vajzat shqiptare http://www.youtube.com/watch?v=ZJNs5N6pU2Y
10.Yjet e panjohur - Vajzat e mbara http://www.youtube.com/watch?v=Ye7X0L2y_bs
14.The Dreams - Nuk dua ta di http://www.youtube.com/watch?v=wdhDgkd7Ov0
15.West Side Family - Mesazhi http://www.youtube.com/watch?v=NhgrrlLDEkA
22.Da-Ligs - Kasetofoni jem http://www.youtube.com/watch?v=TUBaj_otnjQ
23.Viagra & Mc Mimo - Na jem http://www.youtube.com/watch?v=mSwobOh__g8
26. 2 Farm - Ja ke fut kot plako http://www.youtube.com/watch?v=-eipNXNfN9s
28.Ermal Fejzullahu - Per nje dashuri http://www.youtube.com/watch?v=9rAf8yvA0uk
31.Adrian Gaxha - Thuaji mamit http://www.youtube.com/watch?v=P157Q6z2HXY
35.Crazy Girl & G-Bani - Te dua http://www.youtube.com/watch?v=G1t4I6iuh1o
42.Ermal Mamaqi - Gjo e eger http://www.youtube.com/watch?v=vkIIETkjr-4
44.West Side Family - Tirona http://www.youtube.com/watch?v=NCmGzME6HNw
45.Elita 5 & Adelina - Sajzeza http://www.youtube.com/watch?v=nLbOVGH9pkY
47.Bertan Asllani - Akoma te du http://www.youtube.com/watch?v=cFXgFrntjJ4
49.Mirsa & Lyrical son - Pune e madhe http://www.youtube.com/watch?v=m5Ir8pcw8vE
52.Tingulli 3 & Ciljeta - Dridhe http://www.youtube.com/watch?v=u0bZzyMeieY
54.Edona dhe Memli - Simpatia http://www.youtube.com/watch?v=lkRzSjDEI7E
56.Gjyste Vulaj - Vdeksha per ty (*qr*) http://www.youtube.com/watch?v=HB36JlQwEcg
57.Arta dhe Loco - Asnje Milimeter http://www.youtube.com/watch?v=HB36JlQwEcg
58.Zanfina - As i fundit as i pari http://www.youtube.com/watch?v=ygcP48Wb1KM