Sunday, February 28, 2010

Viti I Ri Made in Albania

Shishe te thyera,te vjella neper trotuare,njerez qe flinin buze rrugeve,grupe femijesh qe benin sherre masive,aroma e barutit qe perzihej me ate te marjuanes kuterbonte kudo,taksiste te dehur dhe ajo me e keqja fishekzjarrene duart e te dehurve.

Kjo ishte panorama qe te jepnin rruget e ish-Bllokut ne 5-6 oret e para te vitit 2010.Njerez qe dyndeshin ndoshta nga cdo cep I vendit per ta festuar aty,ne zemren kosmopolitane te vendit,nderrimin e viteve te shumepritur prej tyre.

Ora 12-Momenti kulminant per pjesen me te mdhe te Tiranasve kthehet ne nje makth.N.q.s. ora 12 te ze ne rruge duke festuar,do perballesh me turma njerezish shume te lumtur te cilet fishekzjarret qe hedhin nuk I drejtojne lart ne qiell per ti ndricuar rrugen Babagjyshit te Vitit te Ri(ne Shqiperi ka akoma njerez,pavaresisht moshes,qe besojne se Babagjyshi ekziston dhe vjen ne naten e nderrimit te viteve,jo sic besohet ne vendet e tjera,per naten e Krishtlindjeve),por drejt njerezve te tjere…Dhe me e keqja eshte se ata njerez ndihen shume krenar dhe te lumtur,edhe pse per dia prej tyre mund te besosh se kane moshen e prinderve te tu.Te mos flasim me pas per perfierine e Tiranes,ku AK-47 eshte fishekzjarri me spektakolar dhe argetues.Per shume shqiptare,hedhja ose jo e shume fishkezjarreve eshte edhe indikator ekonomik,sepse tregon qe ne jemi apo jo te perfshire nga kriza ekonomike.

Lokalet-Te kalosh castin e nderrimit te viteve me miqte ose te afermit e tu ne nje lokal me emer te Tiranes kete vit te kushtonte 2 here me shume se vjet.Madje kishte nga ata qe kishin paguar deri ne 100 euro per te pature nje vend ne rradhe te pare gjate nates qe do hynim ne dekaden e 220.Kjo po kthehet ne nje tradite e huazuar me se shumti nga fqinjet tane ballkanas.Edhe pse shqiptaret mundohen te sillen si perendimore dhe popull ‘trendy’,menyra e tyre e festimit te ketyre lloj eventesh kalendarike eshte tmerresisht shume larg atij realiteti qe ne duam te arrijme.Ne France,Australi,Britani,Japoni,Brazil dhe vecanerisht ne SHBA,ne New York,njerezit mblidhen neper rruge dhe ne shoqerine e shampanjes dhe pa fishekzjarre ne duar festojne ne menyre te kulturuar dhe qytetare kete feste qe per ata eshte me shume nje moment reflektimi dhe frymezimi per vitin e ardhshem.Mjafton te kujtojm Time Square ne NY.Aty spektaklin e japin njerezit te cilet kercejne e argetohen ndersa te dashuruarit japin nje tjeter spektakel,ate te puthjeve.Vetm kaq…Shqiptaret duhet te pergatiten 2-3 jave perpara,te zgjedhin lokalin,ca do veshin ate nate…ndersa djemte duhet te gjejne vajza edhe vetem sa per tu futur ne ndonje lokal ku thuhej se do digjej fare.Shqiptaret jane po ata qe festojne familjarisht(edhe farefisnisht) ‘Shen Valentinin nga liqeni,qe nuk ua ndjen fare per Diten e Pavaresise,qe bejne pushim festa qe nuk ua dine domethenien.

Pergjegjesi per kete kaos te organizuar kane edhe organet e shtetit.Ne rradhe te pare per personat nen 18 vjec duhet ndaluar hyrja ne klube nate dhe per alkolin duhen marre masa serioze.Fishekzjarret me potencial te madh shperthyes nuk duhen te jene ne duart e njerezve,e aq me teper kur ata konsumojne alkol.Dhe me e rendsishmja,festat duhet te organizohen nga bashkite,ashtu sic organizohet Nata e Bardhe ne kryeqytet apo Festa e Birres ne Korce etj.Cdo qytetari te vendit I duhet garantuar siguri nepermjet nje spektakli te sigurt fishekzjarresh te organizuar nga autoritetet dhe rend e normalitet ne rruget dhe lokalet e qyeteteve.

Batumi 2010,Gjeorgji

Ne Gjeorgji,nje vend ne stad zhvillimi ekonomik,politik dhe social afersisht te njejte me Shqiperine shihet nje atmosfere krejt tjeter.Ne Batumi,nje qytet me rreth 220000 banore,jepte koncert tenori I famshem Jose Carreras dhe njerezit festonin ne menyre shume qytetare,shijonin spektaklin qe jepej ne skenen e hapur dhe ne te njejten kohe edhe spektaklin e madh te fishekzjarreve te organizuar nga Bashkia e Batumit.Spektakli I organizuar ne qender te Tiranes eshte pjesa me e shemtuar e festimeve ne kryeqytetin e pazbukuruar dhe jashte atmosferes se festave.

No comments:

Post a Comment