Wednesday, April 21, 2010

Ekonomia e Shqiperise-Esse/Analize




Ne kete shkrim te shkurter analitik do mundohem te shoh ekonomine vendit tone ne nje kendveshtrim optimist,por te bazuar ne fakte dhe realist.

Ekonomia e Shqiperise ka kaluar ne 98 vite te ekzistences se ketij shteti ne disa faza,ku ka pasur uljet dhe ngritjet e saj.Por problem kryesor I saj ka qene gjithmone thithja e investimeve te huaja.Mjaftojme te kujtojme rastin e ndertimit te trenit Orient Express qe do lidhte Londren me Konstandinopojen dhe qe do nxirrte perfundimisht nga ‘shpellat’ shqiptaret dhe do hapte vendin per te huajt.Ky investim do sillte zhvillimin e ekonomise(biznese te reja,punesim ne hekurudha,levizje e lire e njerezve) qe do e benin vendin me te favorizuar ne pershpejtimin e arritjes se Pavaresise nga perandoria osmane.Por ndodhi ajo qe ndodh shpesh ne vendin tone.Te influencuar kryesisht nga sherbimet sekrete sllave,njerezit kercenuan autoritetet per ngritje ne revolta(situate ishte e renduar per shkak se perandoria osmane ishte drejt renies) dhe projekti I degezimit te hekurudhes u anullua.

Faza tjeter eshte mbas Luftes se Pare Boterore,kur deri me ardhjen ne pushtet te Zogut nuk pati ndryshime ne jeten ekonomike te vendit.Ne vend u rrit numri I te pasurve,por ne te njejten kohe skamja mbizoteronte ne zonat rurale qe perfshinin mbi trecerekun e popullsise.Pertej ketyre te dhenave,pati nje hov ekonomik.Investimet italjane,qe ashtu sic cdo investim I huaj ne Shqiperi nga masat shihet me sy te keq,hapen me mijera vende pune.Ne vendin tone filluan pak nga pak industrite e renda te zhvilloheshin,ndersa bujqesia dhe sherbimet u zhvilluan me nje hap me te ngadalte.Ne vitet 30 Shqiptaret kishin nje status mjaft te vecante ne Europen e trazuar te asaj kohe.Levizja e lire e njerezve,hapja e vendit per te huajt dhe nje liberalizim dhe largim nga jeta kanunore dhe arkaike e para luftes ndikuan qe edhe ekonomia e vendit te zhvillohej.Depresioni I madh I ne vitet 29-33 ndikoi qe planet per hapjen e burses se Tiranes dhe investimet e ndryshme neper bank ate reja,rruge,porte dhe aeroporte(qe Mbreti ne ate kohe kerkonte ti jepte me koncesione kryesisht per kompani italjane dhe austriake) te mbeteshin ne leter.

Periudha e komunizmit eshte koha kur shqiptaret humben shanset e arta qe perendimi I ofroi si fitues te Luftes se Dyte Boterore.Nje vend qe refuzon planin Marshall,qe shtetezon cdo gje dhe qe I sheh me percmim shtresat e larta eshte i destinuar te kalbet dhe te shnderrohet ne nje sistem te centralizuar,diktatorial dhe pa asnje prosperitet ekonomiko-social.Dhe me te vertete keshtu ndodhi.Shqiptaret ishin te vetmit europiane pa prone,qe punonin per gjysem dollari ne dite,qe ushqeheshin me tollona dhe ishin te dhunuar deri ne te drejtat dhe lirite me elementare.Ne kete kohe elitat ishin te persekuatuara dhe ekonomia e vendit ishte ne duart e njerezve te shkolluar ne institutet sovjetike.

Viti 1992 e gjeti Shqiperine vendin absolutisht me te varfer dhe te prapambetur te Europes.Rruga e Shqiperise drejt zhvillimit do ishte shume e veshtire,ne kushtet kur gjysma e popullsise u largua nga vendi dhe banoret e zonave rurale po migronin drejt rrethinave te qyteteve duke demtuar edhe zonat e pershtatshme per bujqesi dhe blegtori.Prona serish nuk ishte e pronarit dhe firmat piramidale shkaterruan cdo mundesi per progres afatgjate.Investitoret huaj perseri nuk gjenin kushtet e pershtatshme per investime serioze.Vendin e pushtuan bandat te cilat me pas hodhen ‘tenatakulat’ e tyre drejt sektoreve ekonomike me kryesore te vendit.Turizmi u pa per here te pare si nje mundesi zhvillimi.

Por pervec gjithe ketyre fakteve dhe te dhenave mjaft te zymta nuk duhet te leme pas dore disa indicie te tjera. Ekonomia e nje vendi eshte nen presionin e politikave ekonomiko-financiare edhe te shteteve fqinje dhe atyre qe jane partnere kryesore ne import-eksport.Duke pare trendin e zhvillimit te ketyre vendeve(kujtojme se ne vitin 1992 ne Jugosllavi pagat ishin 10 here me te larta se ne Shqiperi,ndersa ne vitin 2009 vetem 1.25 here me te larta),vendi nuk mund te mos ndikohej nga realitetet e reja ne Ballkan,regresi ekonomik dhe social ne gati te gjitha vendet,nga politikat qe synonin ta demtonin me cdo kusht Shqiperine dhe me elitat shqiptare(drejtuesit e politikes ditore ne Tirane ishin thuajse pa experience) jashte vendit. Nqs ne vitin 1992 GDP e Shqiperise(me kursin e 2008) ishte 709mln$,kurse ne 2008 eshte 12.3 mld,pra 17.3 here me e larte.Ish.Rep.Jugos.e Maqedonise e ka 4.1 here me te larte,Bullgari 4.9 here,Rumania 8 here.Vendi yne edhe ne GPD per Capita eshte ne te njejtat shifra.Reforma e taksave dhe nisma Shqiperia 1 euro sollen ne vendin tone nje bum te investimeve te huaja kryesisht ne ndertim,industri ndertimi(cimento,tulla etj),industri tekstile dhe fasoni,energjitike,telekomunikacion dhe sherbime turistike.Papunesia qe ne ne vitin 1994 ishte rreth 50% e popullsise ne vitet 2004-2005 u ul deri ne 20%.Paga minimale nga 12000 mije leke,arriti ne vitin 2010 ne 18000,kur ka vende edhe te BE-se qe rrogat minimale I kane 100 euro.Pensionet e fshatit dhe ato te qytetit gjate ketyre 18 viteve kane qene ne rritje te vazhdueshme e te pervitshme.Hapesirat tregtare ne vend jane shumefishuar,destinacioni I pjeses me te madhe te borxhit te jashtem ka qene per investime,gje qe na siguron se keto para do na kthehen serish dhe nuk jane investuar ne industrine luftarake sic ka ndodhur ne Serbi dhe Greqi.Borxhi eshte ne nivelet e 17.2 % te GDP-se.Sipas Doing Business(program I World Bank) Shqiperia ne vitin 2008 fitoi mbi 100 vende duke arritur vendin e 90 duke lene mbrapa Serbine,Kroacine dhe Greqine ne lehtesirat qe I ofroheshin investitoreve dhe te berit biznes.Ne vitin 2009 Shqiperia kishte rritjen ekonomike me te larte ne Europe rreth 2,5.

Thuhet shpesh qe cdo e keqe e ka nje te mire.Ne nje vend si Shqiperia ku ekonomia informale eshte ne nivelin e 45% te GDP dhe remitancat deri para pak vitesh ishin vitale per financat e shumices se familjeve shqiptare,ku tregu financiar mund te themi se nuk ekziston,ekonomia u mbrojt nga tronditja e krizes globale.Sipas nje analize te Wall Street Journal,Shqiperia i rezistoi krizes se mundshme financiare,sepse parate e mara borxh nuk u perdoren per te lare borxhet e tjera,por u perdoren ne investime fitimprurese dhe kujdesi qe eshte treguar 10 vitet e fundit ndaj vendit prej donatoreve te huaj.Konsumi mbeti i larte,taksat u ulen,inflacioni mbeti ne nivelet e parashikuara dhe me shume para mbeti ne qarkullim.Leku sic do monedhe tjeter nuk i rezistoi euros dhe pati nje zhvleresim te lehte.Ekportet e Shqiperise u rriten dhe ekonomia nuk mund te thuhet kurrsesi se eshte ‘ne te kuqe’.

Prej disa vitesh Shqiperia nuk eshte me vendi i 1$ ne dite,por sipas Bankes Boterore ne 10 vitet e ardhshme me anetaresimin e vendit ne BE ne vitet 2014 ose 2015,vendi hyn ne grupin e vendeve te inovacionit,qe deficitin tregtar dhe shume parametra te tjere ekonomik i ka te stabilizuar.

Referenca:http://www.bankofalbania.org/web/Statistika_Hyrje_230_1.php?evn=agregate_parent_sel&evb=agregate&Cgroups=13&periudha_id=5

http://www.google.com/publicdata?ds=wb-wdi&met=ny_gdp_mktp_cd&idim=country:ALB&dl=en&hl=en&q=albanian+gdp

http://www.indexmundi.com/albania/debt_external.html

No comments:

Post a Comment